Lajme Zone
Aktivistja përballet me Braçen, ‘Baçi’ i del në mbrojtje: Shyqyr që po na shohin sytë deputet!
PolitikëJOQ Albania

Aktivistja përballet me Braçen, ‘Baçi’ i del në mbrojtje: Shyqyr që po na shohin sytë deputet!

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga aktivistja Arvina Lleshi tregon një përballje me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa një banor ndërhyn papritur për t’i dalë në mbrojtje deputetit.

Në video, Lleshi i drejtohet Braçes duke i thënë se qeverisë së tij “duhet t’i vijë turp” që merr guximin të përballet me qytetarët.

“Një sekondë, qeverisë tuaj dhe ty të të vijë turp, janë dy gjëra të ndryshme”, i përgjigjet Braçe.

“Qeverisë tuaj, se je pjesë e qeverisë”, vijon aktivistja.

“Unë jam deputet”, përgjigjet Braçe.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen në video ndodh pak më pas, kur një banor i quajtur Bashkimi (Baçi) ndërhyn dhe i kërkon aktivistes të mos e shajë deputetin.

“Mos na shaj deputetin! Ai është deputeti i parë nga ’90 deri më sot që na vjen këtu. Ne, shyqyr që po na shohin sytë deputet”, shprehet banori.

Një mbrojtje kaq entuziaste për një deputet, sa duket sikur vizita e një përfaqësuesi të zgjedhur te qytetarët është kthyer në ndonjë ngjarje të rrallë për t’u festuar.

Në një tjetër moment të videos, një i moshuar afrohet te aktivistja dhe tenton t’i marrë telefonin, duke i kërkuar të mos filmojë dhe ta heqë telefonin.

Aktivistja e ka shoqëruar videon me komentin se të pranishmit ishin mbështetës të mazhorancës dhe se shumica e tyre ishin mbi 65 vjeç.

Por momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje është pikërisht ndërhyrja e banorit në mbrojtje të Braçes dhe deklarata e tij se duhet të gëzohen që “po na shohin sytë deputet”. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)