Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacionit mjekësor, gjendja e saj do të ndiqet në dinamikë nga ekipi i neurokirurgëve, të cilët do të vendosin për një ndërhyrje të mundshme në varësi të ecurisë klinike. Aktivistja u lëndua gjatë protestës nga bombula e gazit lotsjellës nga ku pësoi gjakderdhje dhe menjëherë u dërgua në spital. Ndërkohë, nga ana tjetër operacioni i efektivit të Policisë në Shkodër ka përfunduar me sukses. Ai u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.
