Gjatë protestës së 93-të para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar dhe protestave kundër qeverisë, duke bërë thirrje për mobilizim dhe mosbindje civile. Xhemalaj deklaroi se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe se, sipas tij, në vjeshtë pritet një fazë e re e protestave. “Tani nis stina e reshjeve që do të bjerë mbi këtë qeveri. Jemi vendosur që këtu të ngremë barrikadat tona dhe do ta fitojmë luftën. Këtu!”, u shpreh ai. Duke akuzuar qeverinë për korrupsion, Xhemalaj kërkoi largimin e saj dhe paralajmëroi përshkallëzim të protestave. “Kjo qeveri e korruptuar duhet të largohet sa më shpejt. Do të nisim përshkallëzimin, mosbindjen civile. Kjo situatë nuk mban më”, tha ai. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për një vjeshtë me protesta më të forta dhe kërkoi mobilizim kundër kryeministrit Edi Rama.
“Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë. Këtu do të jemi, do të përballemi akoma më fort. Duhet të mobilizohemi kundër Ramës”, deklaroi Xhemalaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
