Një nga aktivistët në protestën e 132-të kombëtare kundër qeverisë foli për reformën territoriale, që u miratua dje në parlament me 85 vota pro. Aktivisti, që tha se është nga Fushë Arrëzi, deklaroi se mbrëmë 85 kriminelë pushkatuan 15 bashki. Sipas tij, askush nuk duhet të dorëzohet, deri në rrëzimin e regjimit. Aktivisti nga Fushë Arrëzi: 85 kriminelë pushkatuan bashkitë, e shkrinë edhe Fushë Arrëzin. Ajo reformë territoriale është e tmerrshme për qytetarët në Fushë Arrëz. Ne kishim vetëm një institucion dhe ishte Bashkia.
Edhe atë e hoqën. Prandaj, mos u dorëzoni deri në rrëzimin e këtij regjimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 132 protesta
