Aktivisti Edison Lika, nga protesta qytetare para Kryeministrisë, bëri thirrje që të mblidhen nesër përpara selisë së Partisë Socialiste, në kohën kur pritet të mblidhen socialistët. “Nesër do të jemi te PS-ja, në orën 17:30, që t’u tregojmë ministrave të Ramës se nuk na përfaqësojnë. Do t’u japim mesazh me vezë”, u shpreh Lika. Ai tha se protesta pritet të jetë edhe më masive, ndërsa theksoi se lëvizja qytetare po i afrohet tre muajve nga nisja e saj. “Nesër do të jemi më shumë. Mbushim plot tre muaj në këtë protestë”, deklaroi aktivisti nga protesta para Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
