Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit. Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij live feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe Kosova, reagimet e institucioneve, përfaqësuesve politikë, ekipeve të mbrojtjes dhe zhvillimet e tjera që lidhen me procesin.Postet:Mbylle17/08/2026 • 12:05Deklaratat përmbyllëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët nga 10 deri më 14 shtator 1 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 17/08/2026 • 12:05Deklaratat përmbyllëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët nga 10 deri më 14 shtatorGjykata Speciale ka bërë të ditur se është caktuar mbajtja e deklaratave përmbyllëse në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar në orën 9:30.> Lexo artikullin e plotë

