Tirana është ‘pushtuar’ nga kaosi dhe dhuna për shkak të protestës që po zhvillohet prej tre ditësh. Analisti Ilir Demalia i ftuar në “Frontline” reagoi ashpër ndaj shkatërrimit të bizneseve, pronës private dhe bankave, duke e cilësuar dhunën si një akt që nuk i përket një shoqërie të qytetëruar “Kjo është kafshëri! Kafshëri është kjo e atyre që thyen bizneset e atyre njerëzve hallexhinj. Çfarë dëmtoi Edi Ramën kjo? Dëmtoi Partinë Socialiste? Pronën private të njerëzve që e kanë bërë me gjak! Nuk bëjnë studentët ashtu, nuk bëjnë njerëzit e qytetëruar ashtu. Dhuna sjell dhunë”, tha Ilir Demalia. LEXO edhe...‘Kemi shumë frikë’- Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë e leva hekuri, thyejnë dyer e dritare dhe futen brenda godinave! Tmerr te studentët (VIDEO) Ndërsa tha se qytetarët kanë një mijë arsye për të protestuar, Demalia u shpreh se protesta është edhe tregues i mungesës së institucioneve demokratike që u japin qytetarëve mundësi të reagojnë. Pa dyshim që ka një mijë arsye për të protestuar. Unë jam pro të gjitha protestave, qoftë edhe kur del një njeri i vetëm. “Kjo klasë politike ka 35 vjet që e mban peng Shqipërinë. Edhe ata që kanë punuar për këtë klasë politike, kur dalin nga politika, duan përsëri lugën e çorbës. Kjo protestë tregon se ne nuk kemi ndërtuar mekanizma dhe institucione demokratike. Një qeveri teknike minimumi një vit, të bëhen të gjitha reformat e të liberalizohet tregu politik”, theksoi Demalia. Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise ilir demalia frontline Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.6% Vota total: 1331 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
