Lajme Zone
AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë 2026
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë 2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë me dije se gjatë gjashtëmujorit të parë, janar-qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë me dije se gjatë gjashtëmujorit të parë, janar-qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Sipas AKSK-së, ky numër përkon me rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë. Ndërkohë, nga numri i përgjithshëm, 54% e tentativave janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit. Tentativat kanë synuar sektorë të ndryshëm, përfshirë sektorin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë të ditur se vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në vend.