Lajme Zone
Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja – Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja – Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona. Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës. Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”. Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb