Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksioni antidrogë në Himarë/ Arrestohen 3 persona, sekuestrohet kokainë e kanabis në doza, gati për shitje

Policia e Himarës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ka finalizuar dy faza të një operacioni antidrogë të zhvilluar në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Gjatë fazës së parë të operacionit, u arrestuan në flagrancë dy persona. Nga kontrollet fizike dhe kontrolli në banesën ku qëndronte përkohësisht njëri prej tyre, në fshatin Llaman, policia sekuestroi sasi të dyshuara të kokainës dhe cannabis sativa, të ndara në 60 doza të gatshme për shitje. Sipas hetimeve paraprake, lëndët narkotike dyshohet se ishin përgatitur për t’u shpërndarë në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si edhe në beach bar-et e këtyre zonave.

Në fazën e dytë të operacionit, u arrestua një tjetër person. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesën ku qëndronte përkohësisht në Himarë, u gjetën 31 doza cannabis sativa të gatshme për shitje, si dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet