Policia ka kryer një operacion antidrogë në qarkun e Lezhës. Gjatë këtij operacioni tre persona kanë rënë në pranga. Të arrestuarit janë identifikuar si Dritan Nikolli, Vosava Mercina dhe Jetmit Rrucaj. LEXO edhe...IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë Sipas njoftimit të bluve të tre u kapën duke u kujdesur për bimët narkotike, të dyshuara kanabis. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 436 bimë kanabis, ku një pjesë u sekuestruan si provë materiale dhe pjesa tjetër u asgjësuan përmes djegies. "Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i veprimeve policore: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo. Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies", njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Lezhe kanabis Dritan Nikolli Vosava Mercina Jetmit Rrucaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78% Jo! 18.7% Disi! 3.3% Vota total: 2403 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
