Lajme Zone
Aksidentoi 14-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçari në Cërrik
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi 14-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçari në Cërrik

Aksidentoi 14-vjeçaren me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari.

Aksidentoi 14-vjeçaren me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit. Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Cërrik