Lajme Zone
Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik të shënuar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë.

Gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik të shënuar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar. Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut. Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.