Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë. Policia bën me dije se drejtuesi i motorit i cili u plagos në aksident nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Viktima është identifikuar si 37-vjeçari Aleksandër Uka. Ndërkohë shoferi i mjetit që përplasi për vdekje Ukën është shoqëruar ku po kryhen veprimet procedurale. “Pukë / Informacion paraprak. Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, dyshohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe motomjeti me drejtues shtetasin A. U. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. U., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. Aksident në segmentin Fushë Arrëz-Bajram Curri, plagoset rëndë shoferi i motorrit

