Lajme Zone
Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Një mbrëmje që duhej të ishte si çdo tjetër u kthye në një dhimbje të madhe për një familje dhe një komunitet të tërë.

Një mbrëmje që duhej të ishte si çdo tjetër u kthye në një dhimbje të madhe për një familje dhe një komunitet të tërë.

Brandon Ndoka, vetëm 13 vjeç, humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në Lezhë.

13-vjeçari po kthehej me monopatinë drejt Fishtës, pasi kishte kaluar kohë me bashkëmoshatarët në kalçeto, kur u përplas nga një automjet tip “Audi”. Përplasja ishte e rëndë dhe plagët e marra rezultuan fatale.

Brandon ishte djali i vetëm i familjes Ndoka dhe vëllai i dy motrave. Një fëmijë që u nda nga jeta shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që nuk mund të mbushet.

Ai ishte stërnip i Át Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Brandon ishte një nga fëmijët e Fishtës që merrnin pjesë në aktivitete kulturore kushtuar figurës dhe veprës së poetit dhe fratit të shquar françeskan. Në moshën e tij të vogël, Brandoni ishte bërë pjesë e atij komuniteti që ruan me krenari lidhjen me emrin dhe trashëgiminë e Át Gjergj Fishtës.

13-vjeçari u largua nga kjo jetë në lulen e moshës, duke lënë pas prindër, dy motra, familjarë, miq e bashkëmoshatarë të tronditur nga kjo humbje e papritur.