Lajme Zone
Aksidenti me 3 viktima në Durrës/ Eksperti Rrugor: Shpejtësia mund të ketë qenë faktor! Shoferët të jenë më të kujdesshëm
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti me 3 viktima në Durrës/ Eksperti Rrugor: Shpejtësia mund të ketë qenë faktor! Shoferët të jenë më të kujdesshëm

Eksperti Rrugor Gëzim Hoxha, ka bërë një analizë të ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ku pas një aksidenti, humbën jetën 3 të rinj.

Eksperti Rrugor Gëzim Hoxha, ka bërë një analizë të ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ku pas një aksidenti, humbën jetën 3 të rinj.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Hoxha tha se dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë shkak i kësaj ngjarje të rëndë, por megjithatë nënvizoi se për këtë duhet pritur ekspertiza e plotë.

“Ka shumë element që duhen trajtuar. Duke nisur që nga gjendja shëndetësore se drejtuesit, apo nëse ka qenë në ndikimin e alkoolit, apo me një shpejtësi tej normave. Parimisht duhet të ketë një tejkalim shpejtësie duke u nisur nga fakti që makina ka pësuar dëme shumë të mëdha. Dhe përplasja ka qenë e fortë duke pasur parasysh edhe pasojat. Ai segment rrugor ka pasur edhe disa probleme. Pra duhen parë të gjithë faktorët, nëse edhe sinjalistika ka qenë e duhur. Sepse edhe sinjalistika nuk vendoset kot”, tha ai. Gjithashtu ai u shpreh se edhe përgjumja mund të ketë qenë një nga faktorët që ka ndikuar. Sa i përket Kodit Rrugor, eksperti Hoxha shtoi se masat duhet të jenë në funksion të parandalimeve të ngjarjeve të tilla.

Ndërsa apeloi që drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm.

“Pas të të gjitha të dhënave ndërtohet i gjithë mozaiku dhe ekspertiza autoteknike sepse duhet shpjeguar se si ka lëvizur automobili, forca që ka lëvizur, dhe përse ka përfunduar majtas. Pra ky automobil ku e ka kryer shërbimin teknik?”, u shpreh ai.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentDurrësgezim hoxha