Policia e Shtetit ka zbardhur të dhëna të reja zyrtare lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti i cili doli nga rruga drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Si pasojë e rënies së mjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, A. K., si dhe një pasagjer tjetër i mitur, rreth 15 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

