Një aksident tragjik është regjistruar në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga dhe rënien nga lartesia. Shërbimet janë nisur drejt vendngjarjes për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të tij. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
