Nga Peshkopia ku zhvilloi një takim me inspektoratet e qarkut të Dibrës, kryeinspektori Dashnor Sula vuri theksin te siguria në miniera, duke iu referuar statistikave me numrin e lartë të vdekjeve nga kushtet e vështira në galeritë e nëntokës. Ai i bëri thirrje Inspektoratit të Punës të shtojë kontrollet në miniera, për të rritur sigurinë, në mënyrë që të shmangen aksidentet fatale. Kryeinspektori i Përgjithshëm, Sula u ndal edhe te problematikat me zjarret në qarkun e Dibrës, duke iu bërë thirrje inspektorateve përkatëse të marrin masa parandaluese, si dhe qytetarëve të shmangin ndezjet e zjarreve. I pyetur nga gazetarët për protestën kombëtare që mbahet në Tiranë prej 45 ditësh, Dash Sula e cilësoi si shenjë të demokracisë funksionale, për më tepër që është shoqëruar pa incidente. Ashtusikurse edhe në takimet e tjera, kryeinspektori Sula theksoi nevojën për kontrolle nga AKU-ja në subjektet që operojnë në fushën e turizmit për të garantuar sigurinë ushqimore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

