Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 15-vjeçar është plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, dy të miturit po udhëtonin me një automjet kur 16-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal.
16-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se ishte marrë fshehurazi nga babai i 16-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet pezepolicia

