Pame nga aksidenti Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj, të cilët po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të shkuar në punë. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qendër të Orikumit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 63-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur disa persona të tjerë.
Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.
Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj, të cilët po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të shkuar në punë.
Personat e plagosur janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.aksident me vdekje ne orikum Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Escobari” i Sierra Leone-s, “Bolle Jos”, noton në ujërat e “peshkaqenëve” shqiptarë të kokainës. Çfarë zbulojnë dosjet nga Spanja në Holandë? 19 Nëntor 2026, 23:3823:38Kronike Nuk u kthye në burg pas lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë Alfred Hoxha 19 Nëntor 2026, 21:4321:43Kronike Policia e Kosovës aksion kundër prostitucionit, bastis lokalet e natës dhe qendrat e masazheve; 155 vajza rezultojnë nga Shqipëria 19 Nëntor 2026, 19:0419:04Kronike Video/ Publikohen pamjet e vrasjes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon në tavolinë dhe largohet me monopatinë 19 Nëntor 2026, 16:3716:37Kronike Sekuestrohen 12 kg kanabis në formë xhelatinoze, arrestohet 22-vjeçari; shpallet në kërkim një tjetër person 19 Nëntor 2026, 15:0615:06Kronike Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën 19 Nëntor 2026, 14:1314:13Kronike

