Lajme Zone
Aksident tragjik në Kaliforni, humb jetën në moshën 27-vjeçare influenceri i njohur
Të tjeraGazeta Tema

Aksident tragjik në Kaliforni, humb jetën në moshën 27-vjeçare influenceri i njohur

James Wehr, një influencues i njohur australian i apasionuar pas makinave, ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare në një aksident të rëndë rrugor në Kaliforni.

James Wehr, një influencues i njohur australian i apasionuar pas makinave, ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare në një aksident të rëndë rrugor në Kaliforni.

Aksidenti ndodhi më 13 shtator, pak pas mesnate. McLaren-i i vitit 2019, me të cilin po udhëtonte, humbi kontrollin pas nisjes me shpejtësi nga semafori, goditi bordurën dhe më pas një pemë.

Automjeti u nda në dy pjesë dhe mori flakë. Në makinë u gjetën dy persona, të cilët humbën jetën. Policia po heton ende rrethanat e aksidentit.Wehr ishte një emër i njohur në komunitetin e makinave në Kaliforninë Jugore.

Në vitin 2017, së bashku me babanë e tij Simon, themeloi South OC Cars & Coffee, një takim javor që u shndërrua në një nga eventet më të mëdha të makinave, me deri në 2,500 makina.

Wehr njihej edhe për koleksionin e tij të makinave luksoze, ku përfshiheshin McLaren 720S, Audi R8, Porsche 911 dhe Chevrolet Camaro.

Familja e tij konfirmoi vdekjen përmes profilit të South OC Cars & Coffee dhe kërkoi privatësi.