Pamje nga aksidenti Leart Morina dhe Berhan Zeka nga Kosova janë dy të rinjtë që humbën jetën në një aksident të rëndë në Gjermani. Në përplasjen ku u përfshinë nëntë automjete mbetën të plagosur edhe tre persona, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes. Një aksident i rëndë në Gjermani ka përfunduar me tre viktima, mes tyre dy të rinj nga Kosova. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në rrugën federale B311, pranë qytetit Erbach, në landin Baden-Württemberg.
Viktimat shqiptare janë identifikuar si Leart Morina dhe Berhan Zeka.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, në aksident u përfshinë gjithsej nëntë automjete. Dy drejtues mjetesh, të moshave 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.
Nga përplasja u lënduan edhe tre persona të tjerë. Mes tyre është një grua 26-vjeçare, gjendja shëndetësore e së cilës raportohet të jetë e rëndë.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, aksidenti dyshohet se u shkaktua gjatë një tentative parakalimi me shpejtësi të lartë. Drejtuesi 18-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me disa mjete dhe më pas 'kokë më kokë' me një makinë që po lëvizte në drejtim të kundërt. Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje u angazhuan një numër i madh efektivësh policie, zjarrfikësish dhe ekipesh të ndihmës së shpejtë për t'u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Për shkak të përmasave të aksidentit dhe veprimeve hetimore, qarkullimi në rrugën B311 u ndërpre për më shumë se 20 orë.
Vdekja e dy të rinjve nga Rahoveci është konfirmuar edhe nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet Morina dhe Zeka.
Ndërkohë, autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme. Shpejtësia e lartë dhe manovra e parakalimit mbeten dyshimet paraprake, ndërsa shkaqet përfundimtare të aksidentit ende nuk janë përcaktuar. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Vdekja misterioze e 26-vjeçares në Prizren, dyshohet se gëlltiti kokainë 16 Nëntor 2026, 14:2714:27Kosova Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në Bruksel shkakton polemika, mediat rajonale raportojnë skandalin 16 Nëntor 2026, 13:4613:46Kosova U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë pas marrjes në pyetje në Policinë e Kosovës 16 Nëntor 2026, 12:5412:54Kosova Aksion antidrogë në Kosovë/ Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, sekuestrohen kokainë dhe pasuri me vlerë 301 mijë euro 15 Nëntor 2026, 16:4016:40Kosova Kosova përgatit planin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, strategjia mbahet sekret 15 Nëntor 2026, 16:1516:15Kosova “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës 15 Nëntor 2026, 13:4813:48Kosova

