Lajme Zone
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën.

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues një 18-vjeçar me inicialet M.S., dyshohet se është futur në një parakalim të gabuar.

Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar, duke përfunduar i përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri i automjetit, shtetasi egjiptian me inicialet E.A., 23 vjeç, i cili, sipas informacionit paraprak, punonte si mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Të dhënat paraprake mbeten në pritje të konfirmimit zyrtar nga autoritetet. Top Channel