Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar (EMRAT+VIDEO)


Një aksident rrugor është shënuar në Manëz të Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Një aksident tragjik është shënuar sot rreth orë 02:22 në Manëz të Durrësit Tre persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni. LEXO edhe...Sherr mes 2 të rinjve në Durrës, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre (VIDEO) Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D. Të dy të lënduarit po trajtohen në Tiranë, por adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë. Njfoftimi i policisë Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Durres manëz aksident rrugor Kleo Vrioni Sara Brugentelli Alvi Muhaxhiri Rejsi Vrijoni Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.4% Social media 16.4% Vota total: 3566 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?