Një aksident ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në zonën e Vaqarr-it, në Tiranë, pranë Kthesës së Arbënes.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është aksidentuar dhe ka përfunduar në një kanal të hapur, i cili ndodhet pranë rrugës dhe nuk është i mbyllur apo i mbrojtur.
Banorët e zonës shprehen se kjo kthesë dhe kanali përbëjnë një problem të përsëritur, pasi incidente të tilla ndodhin shpesh në këtë pjesë të fshatit Vaqarr.
Kërkohet ndërhyrje nga institucionet për të marrë masa dhe për të shmangur aksidente të tjera në këtë segment rrugor.

