Lajme Zone
Aksident në Unazën e Fierit, makina përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi
SportABC News Albania

Aksident në Unazën e Fierit, makina përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e fortë. Për pasojë, ai ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Unazën e Fierit