Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë prej tij. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si 63-vjeçari, Ded Marku Samari. “Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në fshatin Trovicë, shtetasi D. M., 63 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
