Një 55-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi u përplas nga një automjet në zonën e 'Misto Mames' në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, pranë zonës së njohur si “Fabrika e Birrës”. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me inicialet O. V.
Këmbësorja, e identifikuar me inicialet D. P., nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë. “Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

