Lajme Zone
Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në dalje të fshatit Brataj Selenicë. Raportohet se një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në dalje të fshatit Brataj Selenicë. Raportohet se një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë, ajo ka pësuar disa lëndime. Për shkak të distancës së largët nga Vlora si dhe plagëve të marra nga aksidenti e reja është dërguar drejt spitalit të Vlorës me helikopterin e urgjencës. 23-vjeçarja me inicialet I.M po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës por gjendja e saj saj është optimale. Fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.