Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 në Sarandë, në rrugën “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar 6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Top Channel

