Lajme Zone
Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin që ...

Foto ilustruese Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në Klos. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtuesve të automjeteve, shkak është bërë sipërfaqja tepër e lëmuar e asfaltit.

Ky aks është kthyer në burim aksidentesh, kryesisht në ditët me lagështirë, kur makinat kanë vështirësi dhe mund të humbasin kontrollin për shkak të rrëshqitjes./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.