Lajme Zone
Aksident në rrugën e Arbrit, dy të plagosur
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në rrugën e Arbrit, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit. Në përplasjen pranë rrethrrotullimit të erugës së Arbrit janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit. Në përplasjen pranë rrethrrotullimit të erugës së Arbrit janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve. Sipas informacioneve paraprake, të dy kanë marrë dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në aksident. Ky segment rrugor është shënuar ndër vite nga dhjetëra aksidente, ndërsa lagështira në asfalt është evidentuar nga drejtuesit e mjeteve si një prej faktorëve që rrit rrezikun e humbjes së kontrollit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.