Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë përfshirë gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën dhe, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi. LEXO edhe...Vrasja në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI) Si pasojë e goditjes së fortë, të gjashtë të miturit mbetën të plagosur.Burimet paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas u dërguan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. K.M/E.H/ReportTv.al aksident rrugor Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81.2% Jo! 16.5% Disi! 2.3% Vota total: 865 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
