Lajme Zone
Aksident në Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me makinën! 2 pasagjerë drejt spitalit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me makinën! 2 pasagjerë drejt spitalit

Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Aksident i rëndë në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut të vendit. LEXO edhe...Po ndërtonte pa leje një bar-kafe në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri (EMRI+VIDEO) Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut. Kryqëzimi i pushimit të Shoferit, edhe pse është një ‘pikë e zezë’ e qarkullimit rrugor që prodhon shumë aksidente, nuk ka parë asnjë rregullim ose përmirësim nga autoriteti rrugor shqiptar. R.Xh/G.M./ReportTv.al aksident rrugor aksident Fier lushnje lushnje-fier furgon volkswagen Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5524 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?