Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.” Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Dashmir Beca. 55-vjeçari, i cili humbi jetën në vend, është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te 'Benz'-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut. LEXO edhe...Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era, shërbimet zjarrfikëse në terren (VIDEO) Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve. P.J/ReportTv.al Fier levan-tepelene aksident me vdekje dashmir beca Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 73.9% Magjistratëve 13% Nuk e di 13% Vota total: 23 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
