Një 23-vjeçar egjiptian humbi jetën dhe një 18-vjeçar u plagos në një aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, pranë fshatit Larushk. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 18-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, dyshohet se kreu një parakalim të gabuar dhe, teksa tentoi të shmangte një “Volkswagen” që vinte përballë, u përplas me barrierat anësore të rrugës. Nga përplasja humbi jetën në vend 23-vjeçari, i cili ishte pasagjer dhe punonte si mekanik në kompaninë e familjarëve të drejtuesit të mjetit. Ndërsa 18-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës. LEXO EDHE:‘Bjarke Ingels Group’ shpallet fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e ‘Tirana Fountain Plaza’ Gjatë transportimit, autoambulanca u përplas me një tjetër automjet pranë Tiranës, pa shkaktuar të lënduar. 18-vjeçari u mor më pas nga një autoambulancë tjetër dhe u dërgua te Trauma. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: aksident me vdekje Durres fushe kruje Tirane aksident rrugor Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.3% Jo 23% Jam i/e dyzyuar 4.7% Vota total: 1700 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
