Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Fier/ Makina përplaset me kamionçinën, lëndohet pasagjeri


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet