Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Aksident në Fier, makina del nga rruga/ Lëndohet një 7-vjeçare


Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Unazën Lindore të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen.

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Unazën Lindore të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një vajzë 7-vjeçare, e cila udhëtonte në sediljen e pasme të automjetit. E mitura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet