Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Berat, në rreth-rrotullimin në dalje të qytetit, në By Pass-in e tij, ku janë përfshirë tre të mitur, të moshës 16-vjeçare, që lëviznin me motorë elektrikë. Sipas informacioneve paraprake, tre të miturit dyshohet se kanë qenë duke zhvilluar gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin e mjeteve në rreth-rrotullim dhe janë përplasur. LEXO edhe...Aksident në unazën e Fierit, automjeti përplas biçikletën, i plagosuri dërgohet në spital! (VIDEO) Si pasojë e aksidentit, të tre16-vjeçarët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, i mituri i tretë ndodhet i shtruar në Spitalin e Beratit, me fraktura të shumta, por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. R.Xh/E.H/ReportTv.al spitali i traumes Berat aksident aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 68.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 626 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?
