Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Berat, përplasen me motorë elektrikë 3 të mitur! Dy prej tyre transportohen në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)


Si pasojë e aksidentit, të tre16-vjeçarët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Dy prej tyre më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, janë dërguar për trajtim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Berat, në rreth-rrotullimin në dalje të qytetit, në By Pass-in e tij, ku janë përfshirë tre të mitur, të moshës 16-vjeçare, që lëviznin me motorë elektrikë. Sipas informacioneve paraprake, tre të miturit dyshohet se kanë qenë duke zhvilluar gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin e mjeteve në rreth-rrotullim dhe janë përplasur. Si pasojë e aksidentit, të tre16-vjeçarët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. LEXO EDHE:Aksident në unazën e Fierit, automjeti përplas biçikletën, i plagosuri dërgohet në spital! (VIDEO) Dy prej tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, i mituri i tretë ndodhet i shtruar në Spitalin e Beratit, me fraktura të shumta, por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: spitali i traumes Berat aksident aksident rrugor Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 68.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 626 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?