Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku janë përplasur një motor dhe një automjet. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje rreth 20 minuta pas aksidentit. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në ngjarje apo nëse ka të plagosur.
Ndërkohë, priten detaje të tjera nga Policia e Tiranës për dinamikën e aksidentit, shkaqet e përplasjes dhe gjendjen e personave të përfshirë.

