Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Vlorë-Llogara/ Furgoni me punëtorë del nga rruga, një viktimë dhe 4 të plagosur (EMRAT)


Një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë Llogara, në afërsi të Fushë Dukatit i mori jetën një personi dhe plagosi rëndë katër të tjerë.

Një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë Llogara, në afërsi të Fushë Dukatit i mori jetën një personi dhe plagosi rëndë katër të tjerë.

Një furgon që transportonte punëtorë, doli nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Sipas të dhënave të para, punëtorët ishin nisur nga Tirana drejt qytetit bregdetar, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, lidhur me përgjumjen ose një problem shëndetësor të papritur. Përplasja rezultoi fatale për 52-vjeçarin Ilir Haka, i cili humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, Sako Rexha, 22 vjeç, si dhe tre pasagjerët e tjerë, mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi furgoni, zjarrfikësit ndërhynë për të çarë pjesë të karrocerisë dhe sediljeve, pasi disa nga të plagosurit kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave të mjetit, i cili kishte përfunduar pjesërisht i përmbysur në kanal.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Aksidentfurgonvlore