Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 20:10, në aksin kombëtar që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy autovetura, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe janë shkatërruar pjesërisht. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të personave të tjerë që mund të kenë qenë pasagjerë në automjete. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i ngadalësuar që prej orës 15:30, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Pritet që në vijim të bëhen të ditura detaje të tjera për dinamikën e përplasjes dhe pasojat e saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

