Lajme Zone
Aksident në aksin Fier-Patos/ Shpërndarësi i picave përplaset me automjetin, plagoset në këmbë
SportBalkanWeb

Aksident në aksin Fier-Patos/ Shpërndarësi i picave përplaset me automjetin, plagoset në këmbë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pikërisht në afërsi të kryqëzimit të Parkut, ku një automjet është përplasur me një motomjet të përdorur nga një shpërndarës ushqimi.

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pikërisht në afërsi të kryqëzimit të Parkut, ku një automjet është përplasur me një motomjet të përdorur nga një shpërndarës ushqimi. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të përplasjes. Gjithashtu, efektivët po punojnë në terren për të disiplinuar lëvizjen e mjeteve dhe për të lehtësuar trafikun e rënduar në këtë segment rrugor pas aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb