Lajme Zone
Aksident në aksin Fier-Lushnjë – ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon në nënkalim, plagoset drejtuesi
Të tjeraBalkanWeb

Aksident në aksin Fier-Lushnjë – ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon në nënkalim, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë. Një automjet i llojit “Audi”, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda në nënkalimin që të çon drejt zonës së Kolonjës.

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë. Një automjet i llojit “Audi”, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda në nënkalimin që të çon drejt zonës së Kolonjës. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i daljes nga rruga ka qenë një manovër e gabuar e vetë drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa pritet ekspertiza shkencore e policisë për të përcaktuar me precizion shkaqet përfundimtare të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb