Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohet drejtuesi i motorit, transportohet në spital (VIDEO)


Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të motorit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident