Lajme Zone
Aksident me vdekje në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident me vdekje në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e tsë mërkurës në një aksident rrugor në autostradën e Mirditës.

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e tsë mërkurës në një aksident rrugor në autostradën e Mirditës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Fan, shtetasi me inicialet L. D., duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.