Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se, në përplasje janë përfshirë tre automjete, një makinë, një furgon dhe një kamion, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Nga informacionet e marra nga vendi i ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment vijon të jetë i bllokuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
