Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë. Sipas burimeve paraprake të informacionit nga ana policore, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur në zinxhir me njëra-tjetrën. Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta. I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali dhe është rikthyer pranë familjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Aksi Levan-Tepelenë ka fluks të lartë qarkullimi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëvizjes së emigrantëve drejt pikave kufitare. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekspertët kriminalistikë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

